PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurës për shqyrtim të ligjeve

17:30 | 10 Prill 2026
pdk-ja-kunder-propozimit-te-lvv-se-per-shmangie-te-procedures-per-shqyrtim-te-ligjeve

Shefi i GP të PDK-së, Përparim Gruda, doli kundër propozimit të GP të LVV-së për të shmangur procedurën për të shqyrtuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

“Për PDK-në është e papranueshme shmangia e procedurës për të shqyrtuar ligjet. Rregullorja e thotë qartë se duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve. E pamundur, edhe unë që jam jurist, me i lexu dhe procesu të gjitha këto. Ne po pyesim se pse është urgjente të shqyrtohet ligje kaq të rëndësishme të Kosovës me procedurë të përshpejtuar? Kjo shpejtësi nuk e kuptoj pse, prandaj jemi kundër”, deklaroi Gruda në Kuvend.

Komento: