
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.
Në postimin e ambasadës thuhet se, mbështetja e palëkundur e Engel për Kosovësn, ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA’ve.
‘’Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme’’, thuhet në postim.