Abdixhiku për Haradinajn: Në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe

14:20 | 11 Prill 2026
abdixhiku-per-haradinajn:-ne-qofte-se-s’do-me-u-taku,-pune-e-madhe

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhikukonfirmoi se është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar qëndrimet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin.

“Po jam takuar me zotërinë Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zotëri Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj. Sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zotëri Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe. Po mos të ankohen më pas”, tha ai.

Komento: