SHBA njofton se dy anije luftarake amerikane kanë hyrë në Ngushticën e Hormuzit

19:45 | 11 Prill 2026
shba-njofton-se-dy-anije-luftarake-amerikane-kane-hyre-ne-ngushticen-e-hormuzit

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy nga anijet e saj luftarake kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe operuan në Gjirin Persik.

Dërgimi i anijeve përmes ngushticës kishte për qëllim “krijimin e kushteve për pastrimin e minave”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, raporton SkyNews.

Irani më herët kishte deklaruar se i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se anijet e tyre do të sulmoheshin nëse lundronin përmes kësaj ngushticë.

Komento: