Djali i Sali Çekut e pret Vjosa Osmanin: Babai im dha jetën që ky vend të ketë president, jo sundimtar

21:15 | 11 Prill 2026
djali-i-sali-cekut-e-pret-vjosa-osmanin:-babai-im-dha-jeten-qe-ky-vend-te-kete-president,-jo-sundimtar

Familja Çekaj ka pritur në vizitë ish- Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku është shprehur mirënjohje për praninë dhe vëmendjen e saj ndaj sakrificës së familjes.

Djali i Sali Çekut, njëherit ish- deputeti i LDK-së, Hysen Çekaj tha se babai i tij dha jetën për këtë vend, me idealin që Kosova të ketë liri dhe institucione demokratike.

“Baba ynë dha jetën për këtë vend. Që ky vend të kishte President, e jo sundimtar. Që ky vend të kishte liri, e jo premtime lirie. Vizita e saj na tregoi se sakrifica nuk është harruar.

Sipas tij, vizita e Osmanit ishte një dëshmi se sakrifica nuk është harruar dhe se ajo mbetet e vlerësuar nga institucionet e shtetit.

Komento: