
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, tha se ka dakordim për idenë e bashkimit dhe garimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se kjo do të formalizohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë të gjitha”, tha Abdixhiku para gazetarëve.
Ai mohoi se Osmani ka vendosur kushte.
“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pas”, deklaroi Abdixhiku.
I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës, ai tha se për të renditja s’është problem.
“Renditja në listë për mua s’ka rëndësi”, tha Abdixhiku.