
Gazetari dhe analisti Kreshnik Gashi ka komentuar situatën politike rreth Lista Serbe, duke kërkuar një qëndrim të qartë nga kjo parti në raport me institucionet e Kosovës.
Sipas tij, Lista Serbe duhet të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës apo jo.
“Lista Serbe duhet të marrë një vendim të qartë në raport me shtetin e Kosovës se a dëshiron të jetë pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës apo nuk dëshiron, dhe pastaj duhet të ketë zgjedhje të tjera”, deklaroi ai.
Këto komente u bënë gjatë një diskutimi në Betimi për Drejtësi, ku u debatua për zhvillimet e fundit politike dhe funksionimin e institucioneve në vend.