“Të deklarohen qartë”, Gashi kërkon që Lista Serbe të sqarojë qëndrimin ndaj institucioneve

23:20 | 08 Maj 2026
“te-deklarohen-qarte”,-gashi-kerkon-qe-lista-serbe-te-sqaroje-qendrimin-ndaj-institucioneve

Gazetari dhe analisti Kreshnik Gashi ka komentuar situatën politike rreth Lista Serbe, duke kërkuar një qëndrim të qartë nga kjo parti në raport me institucionet e Kosovës.

Sipas tij, Lista Serbe duhet të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës apo jo.

“Lista Serbe duhet të marrë një vendim të qartë në raport me shtetin e Kosovës se a dëshiron të jetë pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës apo nuk dëshiron, dhe pastaj duhet të ketë zgjedhje të tjera”, deklaroi ai.

Këto komente u bënë gjatë një diskutimi në Betimi për Drejtësi, ku u debatua për zhvillimet e fundit politike dhe funksionimin e institucioneve në vend.

Komento: