
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për datat 10 dhe 11 prill 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i benzinës është caktuar 1.50 euro për litër, ndërsa dizeli do të shitet deri në 1.61 euro për litër. Çmimi maksimal i gasit është 0.79 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për ditën e diel dhe të hënën.