Erina Idrizaj thyen rekordin kombëtar dhe shkëlqen me tri medalje në Kroaci

13:23 | 11 Maj 2026

Notarja kosovare, Erina Idrizaj ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare “Golden Orlando 2026”, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, duke vendosur rekord të ri kombëtar në disiplinën 100 metra stil shpinë me kohën impresive 1:04.95.

Në një konkurrencë tejet të fortë ndërkombëtare, Erina arriti të fitojë medaljen e artë në kategorinë absolute, duke e përmbyllur garën me gjithsej dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë.
Po ashtu, ajo realizoi edhe performancën më të mirë të ekipit të Kombëtares së Kosovës, duke grumbulluar 680 AQUA Points.
Ky rezultat shënon një arritje të madhe për sportin kosovar dhe një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të Erines në arenën ndërkombëtare. Urime dhe suksese

Komento: