Tragjike: Vetura doli nga rruga dhe u përplas me murin, vdes në spital 34-vjeçari

14:10 | 12 Maj 2026
tragjike:-vetura-doli-nga-rruga-dhe-u-perplas-me-murin,-vdes-ne-spital-34-vjecari

Një 34-vjeçar nga Novosela ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi paraditen e sotme në aksin Panaja-Novoselë.

Sipas A2 Cnn, viktima është Albano Hoxha, i cili doli nga rruga dhe përplasi automjetin me një mur. Ai u transportua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komento: