PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, kush është në top 10-shen e partive të tjera

08:54 | 13 Maj 2026
pergatitjet-per-zgjedhje:-pdk-mblidhet-sot

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë, nuk e ka publikuar ende vetëm PDK-ja.

Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti u lanë jashtë dhjetëshes së partisë.

Te AAK-ja, artës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.

Kreu i AA-së, Ramush Haradinaj, renditet i 11-ti.

KQZ-ja ka paralajmëruar se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional.

Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

Komento: