Gati 10 muaj nga vrasja në Gjilan: Heshtje në hetime, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati

13:25 | 25 Maj 2026
gati-10-muaj-nga-vrasja-ne-gjilan:-heshtje-ne-hetime,-mefail-shkodra-me-dy-djemte-e-tij-ende-ne-arrati

Po bëhen gati 10 muaj që nga vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin, e cila ndodhi më 10 gusht, në mes të ditës, në qendër të qytetit, ndërsa ende nuk raportohet për ndonjë zhvillim konkret në hetimet e rastit

Selami dhe Edmond Hasani u qëlluan për vdekje, vitin e kaluar.

Në këtë ngjarje të rëndë me armë zjarri mbetën të vrarë tre persona, ndërsa një tjetër u plagos. Si të dyshuar kryesorë për vrasjen dyshohen Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Rasti po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, raporton IndeksOnline. Policia e Kosovës ka deklaruar se po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, por pa dhënë detaje mbi ecurinë konkrete të hetimeve.

Edhe prokuroria ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare, megjithatë deri më tani nuk është raportuar për ndonjë përparim të prekshëm në kapjen e të dyshuarve.

Viktima të kësaj vrasjeje të trefishtë ishin Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir dhe argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha. Sipas dyshimeve fillestare, motivi i krimit lidhet me fajde.

Komento: