Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

14:30 | 25 Maj 2026
shtyhet-serish-seanca-gjyqesore-ndaj-ilir-metes-dhe-monika-kryemadhit

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Siç raporton A2 CNN, seanca e së hënës u shty për shkak të mungesës së të pandehurës, Ema Çoku.

Në këtë proces të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Dështimi i seancës beri të pamundur edhe leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK.

Komento: