Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital

14:35 | 25 Maj 2026
aksident-i-rende-ne-rrugen-viti-kllokot,-tre-persona-dergohen-ne-spital

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre automjeteve sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha për Klankosova.tv se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendren Emergjente të Spitalit të Gjilanit.

“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime të trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai

Komento: