Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy autorët shqiptarë

09:35 | 28 Maj 2026
plagosen-me-arme-pronarin-e-nje-dyqani-ne-athine,-identifikohen-dy-autoret-shqiptare

Policia greke ka arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim pasi plagosën me armë zjarri një person brenda dyqanit të tij. Sipas autoriteteve, dy nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë Jerasimo Korkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 27 vjeç, si dhe një shtetas grek. Një person i katërt ka arritur t’i shmanget prangosjes dhe është ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30. Një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi me armë zjarri pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze. Pronari u plagos në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Pas sulmit, autorët u larguan me një automjet tip BMW ngjyrë gri, ku ndodheshin katër persona. Gjatë arratisjes, ata kryen manovra të rrezikshme dhe u përplasën me disa automjete.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u ndal në rrugën “Tsounta”, në bulevardin “Kifissou”, në drejtim të Lamias. Aty, makina u përplas me disa mjete të tjera. Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi tre persona, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e të katërtit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: