Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje

15:33 | 14 Qershor 2026
nje-muaj-paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-gjakove,-gjykata:-fjalosja-mes-te-pandehurit-dhe-viktimes-nisi-ne-veture…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.

Në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet Albatrit Osmanaj, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje.

Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes familjarëve ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke rezultuar në një fatalitet. Motivi dyshohet të ketë qenë vendosja e emrit të rrugës.

Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Komento: