Enca ngrit temperaturat me fustanin e kuq, ja çka po paralajmëron

17:18 | 26 Qershor 2026

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq që i vë në pah linjat dhe stilin karakteristik.

Përveç pamjes që ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, Enca ka dhënë edhe një lajm të rëndësishëm për fansat e saj.

Artistja ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore me projektin e ri të titulluar “Vasha”.

Me këtë postim, Enca lë të kuptohet se po rikthehet fuqishëm në industrinë muzikore, pas një periudhe më të qetë sa i përket publikimeve.

Komento: