Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është koha edhe ne të veprojmë me vendosmëri

14:15 | 04 Korrik 2026
osmani-per-4-korrikun:-amerika-veproi-kur-na-shpetoi-jeten,-eshte-koha-edhe-ne-te-veprojme-me-vendosmeri

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e tyre të pavarësisë.

Ajo zgjodhi një copëz nga fjalimi që e kishte mbajtur vitin e kaluar në nderim të kësaj feste.

“Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.

“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”.

Komento: