Fermeri që hodhi qumështin në ujë denoncohet në Polici për ndotje nga ujësjellësi, shkakton edhe ndërprerje të furnizimit

13:35 | 05 Korrik 2026
fermeri-qe-hodhi-qumeshtin-ne-uje-denoncohet-ne-polici-per-ndotje-nga-ujesjellesi,-shkakton-edhe-nderprerje-te-furnizimit

K.R.U. “Gjakova” ka njoftuar se ka denoncuar fermerin Tafë Çeku, pasi publikoi një video duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në kanalin furnizues të Liqenit të Radoniqit.

Sipas ujësjellësit, veprimi ka detyruar ndërprerjen e përkohshme të mbushjes së liqenit me ujë, deri në përfundimin e vlerësimeve teknike, për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.

K.R.U. “Gjakova” ka paralajmëruar gjithashtu se ndaj fermerit do të iniciohet edhe procedurë gjyqësore.

Fermeri e ndërmori këtë veprim në shenjë proteste, duke pretenduar se mbeti pa mundësi ta dorëzonte qumështin pas mbylljes së qumështores Vita, e cila grumbullonte prodhimin e tij.

Komento: