Intensifikohen kërkimet për 78-vjeçarin: përveç sandaleve, asnjë gjurmë tjetër

17:25 | 05 Korrik 2026
intensifikohen-kerkimet-per-78-vjecarin:-pervec-sandaleve,-asnje-gjurme-tjeter

Po vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili u shpall i zhdukur nga e enjtja e kaluar.

Raportohet se deri tani janë gjetur sandalet e të moshuarit.

“Kërkimet po vazhdojnë. Jemi duke kërkuar intensivisht me këmbësori dhe drona. Përpos sandaleve që i kemi gjetë që dyshohet se ai i ka pasur me vete, tjetër gjurmë nuk kemi të tij. Ato i kemi gjetur diku në Butovc”, u shpreh një anëtarë i cili po e kërkon të moshuarit.

“Kërkimet kryesisht po i zhvillojmë natën për shkak të dronave që punojnë me Infrared”, shtoi ai.

Komento: