Rezultatet e testit të arritshmërisë, nxënësit dhanë më shumë rezultat në anglisht se në shqip

21:10 | 06 Korrik 2026
rezultatet-e-testit-te-arritshmerise,-nxenesit-dhane-me-shume-rezultat-ne-anglisht-se-ne-shqip

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026.

Sipas MASHT-tit në këtë test morën pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%.

Më tutje thuhet se në bazë të analizave të rezultateve sipas lëndeve arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%.

Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.

Në reagim thuhet se Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Komento: