
Një 42-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Roma drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin prej 15 vitesh burg për trafikim të qënieve njerëzore.
Bëhet fjalë për Sefer Selimajn, i cili ishte dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Pas përfundimit të procedurave në Itali, ai iu dorëzua autoriteteve shqiptare në aeroportin e Rinasit.