
Forcat amerikane kanë goditur raketahedhësit iranianë në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, në veprimin e parë ushtarak pas një muaji, tha të dielën një zyrtar amerikan, raporton agjencia “AP”.
Agjencitë gjysmëzyrtare të lajmeve në Iran raportuan për shpërthime pranë ishullit Larak, në Ngushticë.
Forcat e Gardës Revolucionare u vëzhguan duke u përgatitur për të lëshuar raketa me mina detare drejt Ngushticës, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti.
Ushtria amerikane përfundoi javën e kaluar pastrimin e minave detare nga Ngushtica e Hormuzit. Presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar me eliminim të anijeve që hedhin mina në Ngushticë.
E Garda Revolucionare e Iranit, në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian, përmendi “martirizimin dhe plagosjen e disa luftëtarëve dhe bashkëatdhetarëve”.
Nuk u dha numri i saktë i viktimave, por u zotua për hakmarrje.