Ky është vozitësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Junik

19:06 | 12 Shtator 2026

Është raportuar më herët për një aksident tragjik që ndodhi sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku humbi jetën drejtuesi i një katërçiklete.

Viktima e këtij aksidenti është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, Alaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Komento: