Modric e ëndërron rikthimin te Real Madridi pas pensionimit

23:41 | 08 Tetor 2026

Luka Modrić dëshiron të rikthehet te Real Madridi pasi t’i japë fund karrierës si futbollist, por kësaj radhe në një rol të përcaktuar brenda klubit.

Sipas “Fichajes”, 41-vjeçari mbetet i fokusuar te aventura e tij te Milani, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Për momentin nuk ka bisedime mes palëve për një rol të ardhshëm në Real Madrid. Rikthimi i kroatit do të varet gjithashtu nga gatishmëria e klubit madrilen për ta rikthyer atë në strukturat e veta.

Modrić e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Real Madridi, duke u shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të klubit.

Komento: