Nëse e shihni këtë grua, thirrni në 192 – ja për çka po kërkohet

14:44 | 11 Nëntor 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në kryeqytet, duke publikuar fotografinë e tij.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të paraqitur në fotografi, t’i ndajnë ato me Policinë.

Sipas njoftimit, gruaja e dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Qytetarët që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e saj mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

Komento: