
Një moment mjaft argëtues ka tërhequr vëmendjen e publikut brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Sharri ka imituar këngëtarin Meda, duke krijuar një atmosferë mjaft interesante, shkruan Indeksonline.
Ajo që e bëri momentin edhe më pikant ishin vajzat që qëndronin prapa tij, të cilat dukeshin sikur ishin pjesë e një videoklipi muzikor.
Pamjet kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, duke u komentuar si një nga momentet më argëtuese të shtëpisë.
