Dy ditë pas lindjes, Roela ndan fotot e para me djalin e porsalindur – kjo është gjendja e saj si lehonë

22:45 | 19 Nëntor 2026
dy-dite-pas-lindjes,-roela-ndan-fotot-e-para-me-djalin-e-porsalindur-–-kjo-eshte-gjendja-e-saj-si-lehone

Një ditë pasi Vedati njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tij, partnerja e tij, Roela Meka, ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para familjare me të porsalindurin.

Roela ka publikuar në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën Siela dhe djalin e sapolindur, Adan.

Në njërën prej fotografive, Roela shihet duke mbajtur në prehër të dy fëmijët, ndërsa në të tjerat ka ndarë momente të ëmbla të vogëlushit dhe motrës së tij.

“Familja ime e vogël, rrahja e zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotografive, të cilat kanë marrë komente dhe urime të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Vedati ndau lajmin e lindjes së djalit, duke zbuluar se prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.

Komento: