
Sot, më 26 nëntor, është bërë një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Në këtë përvjetor nuk kanë munguar dedikimet nga familjarët, miqtë dhe kolegët e artistit, ndërsa një mesazh të veçantë ka ndarë edhe këngëtari Luiz Ejlli.
Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka publikuar një fotografi familjare, duke ia kushtuar mesazhin e tij djalit të Shpatit, Roelit, dhe Selvijes.
“1 vit nga largimi i Shpat Kasapit, si prind mendja më shkon te Roeli i vogël. Një fëmijë që, përveç sfidave që përballon çdo ditë për shkak të situatës shëndetësore, tani po rritet edhe me mungesën e babait.
Uroj me gjithë zemër që jeta të tregohet e butë me ty, Roel! Qofsh gjithmonë i rrethuar nga dashuria, kujdesi dhe mirësia e njerëzve.
Zoti të dhëntë ty dhe mamit tënd gjithë forcën e botës”, ka shkruar Luizi.
Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor të vitit 2025, në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali.
Ndërkohë, familja e artistit ka njoftuar se më 29 nëntor do të organizohet një mbrëmje përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së tij artistike.
