
Mbrëmjen e sotme, vëmendja e publikut do të jetë e përqendruar te spektakli i radhës “Prime” i Big Brother VIP Kosova 5, i cili pritet të sjellë emocione, surpriza dhe momente të papritura.
Pas situatave të tensionuara dhe ngjarjeve që kanë karakterizuar ditët e fundit në shtëpi, pritet që kjo mbrëmje të zbulojë të tjera detaje, të sjellë përballje mes banorëve dhe të ndryshojë rrjedhën e lojës.
Publiku tashmë është në pritje për të parë se çfarë kanë përgatitur produksioni dhe cilët banorë do të jenë në qendër të vëmendjes.
Ndërkohë, mos harroni të mbështesni të preferuarit tuaj përmes votimit. Në nominim këtë javë janë: Fatlumi, Anjeza, Shqiponja, Zoja, Eriku dhe Edita.
