Foshnja njëmuajshe gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetimet

10:50 | 29 Nëntor 2026
foshnja-njemuajshe-gjendet-pa-shenja-jete-ne-skenderaj,-nisin-hetimet

Një foshnjë e gjinisë femërore, rreth një muajshe, është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 28 nëntor, rreth orës 05:00, familjarët e kanë dërguar foshnjën në QKMF-në e Skenderajt, por ajo ka arritur pa shenja jete.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas deklarimeve të familjarëve, foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Related Articles

Komento: