Një foshnjë e gjinisë femërore, rreth një muajshe, është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 28 nëntor, rreth orës 05:00, familjarët e kanë dërguar foshnjën në QKMF-në e Skenderajt, por ajo ka arritur pa shenja jete.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas deklarimeve të familjarëve, foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.


