Roma ofertë të ‘çmendur’ për Higuainin, i ofron shiritin e kapitenit

15:26 | 15 Korrik 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport këtë mëngjes, Roma është ende e etur për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Pra, aq sa, sipas raporteve, Giallorossi janë të gatshëm t’i ofrojnë argjentinasit shiritin e kapitenit, me qëllim që ta bindin që të largohet nga Torino dhe të shkojë në kryeqytetin italian, përcjell ORAinfo.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, do të dëshironte t’ia dorëzonte Higuanit një marrëveshje të re, me kontratën e tij aktuale që mbaron në vitin 2021, por me kushte shumë të reduktuara, ndoshta brenda 4.5 milionë eurove për buxhetin e sezonit që Roma do të ishte në gjendje të përballonte.

Megjithatë, vetë Higuain dëshiron të qëndrojë në Torino dhe, në këtë pikë, duket se nuk ka gjasa që Higuain do të jetë kapiten i Romës në sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: