Humb miliona euro ish ylli i Milanit

11:12 | 16 Korrik 2019

Ish-ylli i Brazilit dhe Milanit ka humbur miliona euro.

Ish-ylli i Brazilit, Milanit dhe Romës, Cafu është në telashe pasi u zbulua se është në borxhe të thella në vlerë miliona euro.

Gazeta braziliane Folha de S.Paulo raporton se Cafu është në borxh të thellë, dhe si pasojë së fundmi i ka humbur pesë prona, transmeton Gazeta Express.

Dështimi i agjencisë së tij të sportit, Capi Penta International Football Player, të cilin e udhëhiqte me bashkëshorten, ka bërë që çifti të heqë dorë nga 15 prona të tjera.

“Ky është problemi im. Unë mund të heq dorë nga pronat e mia, makina, shtëpia. Mund të heq dorë nga çfarëdo që dëshiroj për t’i larë borxhet”, ka thënë Cafu për gazetën braziliane.

49-vjeçari – momentalisht ambasador për Kupën e Botës Katari 2022 – i bëri gati 400 paraqitje për Romën dhe Milanin nga viti 1997 deri më 2008, duke i fituar dy tituj të Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, ai është lojtari më me së shumti paraqitje për Brazilin, 142 në total, dhe është lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në tri finale radhazi në Kupën e Botës, dy nga të cilat i ka fituar (1994 dhe 2002).

Komento: