Arsenali po e shet yllin e madh

18:13 | 16 Korrik 2019

Arsenali është i gatshëm të lejojë Laurent Koscielny të largohet nga klubi, me kusht që vlerësimi i mbrojtësit të Francës të jetë përmbushur, raporton Sky Sports.

Koscielny, i cili dëshiron që Gunners të heqë vitin e fundit të kontratës së tij dhe ta lejojë atë të kthehet në Francë, nuk pranoi të udhëtojë në turneun para sezonit të klubit të Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të nxitur një largim sa më parë, përcjell ORAinfo.

Klubi ka hapur procedura të brendshme disiplinore kundër Koscielny, por janë të gatshëm të shesin 33-vjeçarin në çdo klub që i plotëson çmimet e tyre./ORAinfo/

Komento: