Aksion i policisë kundër lojërave të fatit, prangoset një person

13:26 | 18 Korrik 2019

Aksion i policisë kundër lojërave të fatit, ka edhe të prangosur.

Një person është prangosur nga Policia e Kosovës me dyshimin e bazuar se i njëjti ilegalisht ishte duke zhvilluar veprimtari të lojërave të fatit në Vushtrri.

B.Rrustemi, 25-vjeç, me urdhër të Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Aksioni policor është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Kri mit të Organizuar- Sektori i hetimeve, pas disa informacioneve të pranuara se në një lokacion në Vushtrri është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë me parë janë ndaluar me ligj.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është kontrolluar një lokacion në të cilin pas kontrollit është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit me aparate. Më këtë rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar gjithsejtë nëntë aparate të lojërave të fatit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.

I dyshuari pasi që është intervistuar me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal në Vushtrri të cilët në mungesë te lejes së punës e kanë mbyllë lokalin.

Komento: