A do ta festonte Ministri Shala, Vitin e Ri me produkte serbe?

20:25 | 31 Dhjetor 2018

Më më 21 nëntor të viti që sapo e lamë pas, Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës për 100% për produktet nga Serbia.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, më 21 nëntor të vitit që sapo e lamë pas, i kishte propozuar Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për lajmi.net, i pyetur nëse do të pranonte që ta festonte Vitin e Ri me produkte serbe, ministri Shala ka thënë se, produktet e prodhuesve kosovarë janë shumë cilësorë dhe dita ditës kualiteti i tyre është duke u ngritur.

“Edhe unë dhe familja ime përpiqemi që në tryezën e familjes ta furnizojmë me produkte vendore të cilat i ka prodhuesi jonë, dhe që mendoj se janë shumë cilësorë dhe dita ditës kualiteti i tyre është duke u ngritur”, ka deklaruar ministri Shala.

Komento: