A do ta transferojë Manchester United këtë sulmues?

21:31 | 06 Dhjetor 2019

Saha ka folur për transferimet që duhet të bëjë skuadra e Manchester Unitedit.

Manchester United duhet të përpiqet të nënshkruajë me Edinson Cavanin nga PSG, sipas Louis Saha.

Sipas ish sulmuesit të Manchester United, përvoja e Cavanit do të sfidonte Anthony Martial dhe Marcus Rashford për t’u përmirësuar.

Manchester United në fund të verës lejoi largimin e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez në drejtim të Interit, duke pasur tani pak opsione për fazën e sulmit.

“Manchester United është skuadra e Premierligës që duhet të forcohet më shumë në janar, dhe ata duhet të shikojnë për të transferuar Edinson Cavanin”, ka deklaruar Saha, përcjell lajmi.

“Ata duhet të sjellin lojtarë për të sfiduar lojtarët ekzistues dhe të krijojnë konkurrencë, Cavani do t’i shtynte Rashfordin dhe Martialin për t’u bërë edhe më të mirë”.

Komento: