A do të jetë koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e Qeverisë?

16:16 | 16 Nëntor 2019

Kosova është në pritje të krijmit të Qeverisë së re.

Përderisa po vazhdon procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit të Panelit për Ankesa dhe Prapashtesa, njohësit e çështjeve politike jo domosdoshmërisht e shohin koalicionin Nisma AKR PD pjesë të qeverisjes.

Ata thonë se dy partitë politike fituese të zgjedhjeve së bashku me minoritetet arrijnë numrat për formimin e qeverisë.

Ende nuk dihet saktë sa do të jetë numri i deputetëve të partive politike për legjislaturën e re nga procesi i rinumërimit, por që rezultati nuk pritet të vë në pikëpyetje formimin e qeverisë nga partitë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i tha Radio Kosovës se përderisa dy partitë më të mëdha bashkë me minoritetet joserbe arrijnë të formojnë qeverinë, nuk ka nevojë që koalicioni Nisma AKR PD të jetë pjesë e qeverisë.

“Domosdoshmëri këtu nuk ka, për shkak se po flasim për dy parti politike që së bashku me minoritetet jo serbe krijojnë një shumicë të nevojshme prej 67 deputetëve për të funksionuar qeveria edhe në momentin kur e ke një shumicë të tillë nuk është e domosdoshme. Nëse kish qenë mungesa e numrave nga LDK- VV dhe minoritetet joshumicë, atëherë kish qenë e domosdoshme të përfshihet edhe Nisma që të bëhen 61 deputetë, aq sa kërkohet për të formuar qeverinë”, ka theksuar Demhasaj.

Edhe sipas Faton Ismajlit, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Nisma nuk është përcaktuese për formimin e qeverisë. Megjithëkëtë sipas tij, bazuar në raportet ndërmjet krerëve të LDK-së dhe Nismës, pret që edhe kjo e fundit të jetë pjesë e qeverisë:

“Në fakt unë pres që Nisma ta ketë një ministri, po aq sa do të kenë serbët dhe minoritetet, LDK dhe VV t’i ndajnë përafërsisht barabartë pozitat qeveritare, plus unë pres që LDK nuk do të lëshojë kryetarin e Kuvendit dhe do ta synojnë pozitën e presidentit megjithëse kalkulimet janë ende të hapura. Ideja është që përmes Nismës, LDK synon ta zbejë fuqinë e Kurtit brenda koalicionit qeverisës dhe ata do të insistojnë ta bindin Kurtin që edhe Nisma të jetë pjesë e qeverisë, e cila nuk është përcaktuese. Pra, votat e Nismës apo të AKR-së nuk janë përcaktuese për këtë qeveri”, ka thënë Ismajli.

Rinumërimi, sipas KQZ, pritet të zgjasë dy javë, kurse formimi i qeverisë pritet tek në fillim të vitit të ardhshëm.

Komento: