A do të jetë në lojë nesër Ronado ? Reagon Sarri

15:42 | 25 Nëntor 2019

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar se sulmuesi , Cristiano Ronaldo është ende në dilemë për të luajtur ose jo kundër gjigantëve spanjoll të La Liga, Atletico Madrid.

Sulmuesi portugeze humbi ndeshjen e mëparshme kundër Atalanta në fundjavë, pasi ai vazhdoi të rikuperohej nga lëndimi, përcjell ORAinfo.

Sarri, ndërsa foli për mediat në prag të ndeshjes së radhës të klubit me bazë në Torino kundër Los Rojiblancos në UEFA Champions League të Martën, ka konfirmuar se ish sulmuesi i Real Madrid tani po stërvit me ekipin, por gjithashtu zbuloi se ende nuk di nëse ai do të marrë pjesë në ndeshjen e nesërme apo jo.

“Ronaldo u trajnua dje me shokët e tij të skuadrës. Ai është duke u bërë më i mirë, por ne do të vlerësojmë midis sot dhe nesër nëse ai është shëruar plotësisht për të parë nëse ai do të marrë pjesë në ndeshjen e nesërme apo jo”, ka përfunduar Sarri./ORAinfo/

Komento: