A do të qëndrojë Leo Messi tek Barcelona, flet Koeman

18:41 | 24 Gusht 2020

A do të qëndrojë apo jo Lionel Messi tek Barcelona.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka bërë të qartë se talenti i Lionel Messi mund t’i ndihmojë katalunasit të rikthehen sërish në maje të futbollit evropian.

Humbja nga Bayern Munich 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve tronditi klubin që po kërkon të bëjë ndryshime, me Leo Messin që vazhdon të jetë temë e gjitha mediave për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Megjithatë, Koeman duket sikur e ka të qartë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të jetë ekipi i tij i së ardhmes.

“Është kënaqësi të kesh lojtar si Messi në ekip”, u shpreh ai.

“Kualitetet e tij do ta ndihmojnë ekipin të rritet”.

“Ne s’mund të krahasohemi për gjuajtjet e lira sepse ai ka shënuar shumë më shumë se unë”.

“Unë kam qenë në Barcelonë vetëm për gjashtë sezone (qesh). Por është mirë të kesh në ekip dikë që është i mirë edhe në gjuajtje të lira dhe goditje nga këndi”, ka deklaruar ai.

Komento: