Luka Modric nuk e ka mbyllur derën për një të ardhme në Itali.
Mesfushori i Real Madrid është lidhur që një kohë me një transferim të mundshëm në Milan.
Gjatë çmimit të Gold Foot 2019 në Monako, ai u pyet për një të ardhme të mundshme në Serie A.
“Më pëlqen Italia dhe e shikoj shumë sepse kam shumë miq nga kombëtarja që luajnë atje. Unë ndjek shumë futbollin italian, por ashtu si ju thatë se e tashmja dhe e ardhmja ime është Real Madrid dhe kjo është ajo që po mendoj tani”, ka thënë ai.
Kroati nuk është më zgjedhja e parë në Real Madrid, e cila ka ngjallur zëra për një largim të mundshëm në fund të sezonit.
Në verë, nuk ishte sekret që Milani dëshironte të nënshkruante me 34-vjeçarin me përvojë, megjithëse asgjë nuk u materializua. Ndoshta ky transfero mund të realizohet gjatë janarit apo në fund të zonit. /ORAinfo/