A është arritur marrëeshja mes Barcelonës dhe Haaland, vjen reagimi nga Gjermania

18:11 | 05 Janar 2022

Dje, ka pasur raportime të shumta nga mediat spanjolle, që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka marrëveshje me agjentin Mino Raiola për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.

Sipas “Deportivo Cuotro”, Laporta ka marrëveshje me Raiolan për Haaland dhe që marrëveshja do realizohet nëse katalunasit kanë para të mjaftueshme për të rivalizuar transferimin.

Përpos kësaj, mediumi spanjoll shtonte se Haaland nuk dëshiron të luajë me Kylian Mbappe, prandaj Barcelona ishte prioritet për norvegjezin, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, këto spekulime i ka hedhur poshtë mediumi më i madh gjerman, “Bild” që thotë se s’ka asnjë marrëveshje mes palëve.

“Nuk është e vërtet. Nuk ka ndonjë marrëveshje mes Haaland dhe Barcelonës”, shkroi gazetari Jan Aage Fjortoft.

Ndërkohë, thuhet se dy klubet spanjolle duan ta kompletojnë marrëveshjen me Haaland para 1 shkurtit.

Komento: