Shaqiri duket se është i gatshëm të luajë për Liverpoolin.
Kosovari nga Zhegra e Gjilanit këtë sezonë nuk ka qenë edhe aq aktiv te Liverpooli, kjo pasi që ka pasur disa lëndime dhe po ashtu nuk ka pasur shumë minutazh nga Klopp.
Mirëpo duket se shpresat për Shaqirin janë rikthyer kjo pasi që ai është kthyer në stërvitje dhe po ashtu ka pasur raportime që do të mund të luaj më shumë për Liverpoolin.
Ai e ka publikuar një foto nga stërvitjet ku duket se është i gatshëm dhe po ashtu i lumtur që është rikthyer përsëri.