A po largohet, çka po ndodh me Ronaldon?

12:35 | 07 Janar 2022

Cristiano Ronaldo është i mjegullt

Të qëndrojë apo të largohet? E ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk është aspak e qartë.

Daily Star paralajmëron se Ronaldo është duke e studiuar shumë mirë situatën në Old Trafford dhe mund të mendojë largimin në qershor.

Nëse ndryshimi i menaxherit që pritet të ndodhë në fund të sezonit, nuk i pëlqen atij, apo nëse trajneri preferon gjak të ri dhe jo 37-vjeçarin që do të jetë në qershor, sulmuesi portugez mund të paketojë valixhet dhe të largohet sërish nga Manchesteri.

Të gjithë prisnin më shumë nga djajtë e kuq këtë edicion, por ka ndodhur e kundërta, pasi nuk janë aspak mirë në renditjen e Premierligës.

Sido që të jetë, në aspektin personal, deri më tani nuk ka shkuar edhe keq për CR7 që numëron 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat

Komento: