A po martohet kaq papritur Mimoza Shkodra? Vishet në vello

22:54 | 12 Dhjetor 2018

Mimoza Shkodra është këngëtarja shqiptare e rritur në diasporë, dhe që u bë e një ndër më të pëlqyerat e publikut që nga moment i saj i parë në skenë.

Ajo së fundi është ndarë nga këngëtari i njohur nga Shqipëria, Seldi Qalliu, me të cilin ishte e fejuar për disa muaj, përcjell ORAinfo.

Në një fotografi që ka qarkulluar në Instagram shihet Mimoza e veshur në vello të bardhë dhe si asnjëherë më parë.

Siç duket kjo është vetëm një lojë që e kanë pasur në xhirimet e emisionit Op Labi Party, por që e ka hutuar shumë publikun./ORAinfo/

Komento: