A po rikthehet në fushë Granit Xhaka? Tregon trajneri i Arsenalit

17:30 | 21 Nëntor 2019

Trajneri i Arsenalit flet për rikthimi e Granit Xhakës në fanellë e Arsenalit.

Granit Xhaka ka mundësi të mëdha që të shtunën të rikthehet në fushë në fanellëne Arsenalit.

Mesfushori ka kaluar një periudhë të vështirë së fundi ku i ishte marrë shiriti i kapitenit te Arsenal, pas zënkës me tifozët.

Shkaku i kësaj situate, lojtari ka humbur edhe disa ndeshje te Arsenal.

Ai po rikthehet më i mirë. Mendjen e ka më të qetë dhe këtë mëngjes pata një bisedë të mirë me të. Synimi im është që ai të kthehet dhe të na ndihmojë dhe t’i bindë të gjithë se do të jetë më i mirë për ne”, tha Emery.

“Ai po ndihet mirë dhe ekipi i tij është Arsenali. Ai dëshiron të kthehet me vetëbesimin e përkrahësve. Do të vendosim nesër nëse luan apo jo”.

Komento: