A po shkon Xhaka në Newcastle, ja çka thotë Bruce – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A po shkon Xhaka në Newcastle, ja çka thotë Bruce

13:58 | 09 Nëntor 2019

Trajneri i Newcastle lavdëron Xhakën.

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce, e ka lavdëruar Granit Xhakën, mirëpo nuk e konfirmoi nëse klubi i tij është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, të cilit së fundi iu mor shiriti i kapitenit, u spekulua për një largim nga Arsenali në janar, pas një përplasjeje me tifozët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Granit Xhaka nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që kur i shau tifozët e klubit të vet në Emirates, përderisa ata po e fishkëllenin kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palace, më 27 tetor.

Përderisa Bundesliga fillimisht raportohej si destinacioni i radhës për mesfushorin e Arsenalit, Newcastle është shfaqur si njëri ndër kandidatët për transferimin e tij. Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, u përball me pyetje nga gazetarët për këtë temë.

Ish-trajneri i Sheffield Wednesday, Aston Villas dhe Hull Cityt e pranoi se ai është tifoz i Xhakës, mirëpo nuk pranoi t’i komentojë spekulimet se ai dëshiron ta transferojë Xhakën.

“Granit Xhaka? Shikoni, unë isha në pozitën e trajnerit vetëm për dy javë dhe ma lidhën emrin me 42 lojtarë. Kështu që nuk do t’i komentoj lojtarët e askujt”, tha Bruce në konferencën për shtyp.

“Xhaka është një lojtar shumë i mirë”.

Megjithatë, klubi i Bruce s’do ta ketë të lehtë ta sigurojë këtë transferim, pasi që Xhaka vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe ka pagë mjaft të madhe në Emirates

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!