AAK dhe LVV hyjnë në koalicion në komunën e Vitisë

20:00 | 07 Nëntor 2021

Vitia do të shkojë në balotazh në Viti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit në komunën e Vitisë.

Këtë e kanë bërë të ditur nga AAK, dega në Viti të cilët kanë thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve do ta përkrahin kandidatin e LVV-së, Arsim Ademi, shkruan lajmi.net.

Ky është njoftimi i plotë:

DEKLARATË MBËSHTETËSE
Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Arsim Ademi.

Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës.

Për Degën e AAK-së, në Viti, nga sot z. Arsim Ademi është kandidat edhe i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe
Kryetar i Komunës së Vitisë.

Na prift e mbara!

7 nëntor 2021

Zyra për informim

Dega e Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës Viti.

Komento: